Tatimi për profesionet e lira, Tabaku: Më i larti në vend, disa biznese po largohen jashtë vendit

Politikë | 2 vite më parë

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku e ka konsideruar tatimin për profesionet e lira në shkelje të Kushtetutës. Para Gjykatës Kushtetuese, ku PD ka depozituar një padi për ligjin për tatimin mbi të ardhurat, Tabaku tha se kjo detyrim po i çon disa biznese drejt falimentimit, ndërsa disa të tjerë po largohen jashtë vendit.

Sipas Tabakut, kjo taksë po prek jo vetëm profesionet e lira, por edhe një zinxhir shërbimesh që ndikojnë drejtpërdrejtë mbi konsumatorin.

“Një pjesë e bizneseve janë duke u larguar jashtë Shqipërisë për këtë arsye ne do të vazhdojmë mbledhjen e informacioneve, parashtrimin e fakteve sëbashku me institucionet e tjera që kanë sjellë padi në Gjykatën Kushtetuese, kontabilistët, noterët, avokatët dhe të gjithë profesionistët e lirë që i janë bashkuar kauzës sonë. Sot ndodhemi në kushtet e shkeljes së Kushtetutës, në kushtet e një tatimi që shkon 30-40% për profesionet e lira, tatimi më i lartë në Shqipëri. Kjo taksë e padrejtë është duke prekur jo vetëm profesionistët e lirë por një zinxhir shërbimesh sepse të gjitha shërbimet nga ato për ekonomist, kontabilitet, farmacist, noter, shërbime shëndetësore kanë një rritje zinxhir çmimesh që ndikojnë drejtpërdrejtë mbi konsumatorin”, u shpreh Tabaku.

Prej 1 janarit të këtij viti, profesionet e lira janë bërë pjesë e taksimit me fasha, kua ata që sigurojnë të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 15% ndërsa ata që kanë të ardhura mbi 14 milionë lekë do të paguajnë 23% tatim.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme