Mediu për RTSH: Opozita një mundësi për të ndryshuar realitetin politik në vend

Debateve të brendshme të demokrateve duhet t‘ju vijë fundi si një mundësi për të ndryshuar realitetin politik në vend. Sugjerimi vjen nga aleati tradicional i demokratëve kryerepublikani Fatmir Mediu.
“Pa qenë të bashkuar dhe a e kthyer këtë bashkim në mandate edhe koncepti i reformës zgjedhore do të jetë jashtëzakonisht problem për të ndryshuar këtë realitet të papranueshëm, këtë qeveri të korruptuar, të inkriminuar etj.” shprehet z. Mediu.
Në intervistën dhënë për RTSH-në, kryetari i PR-së tha se opozita nuk duhet të mbetet peng i vendimit të gjyqësorit për përcaktimin e përkatësisë së vulës së Partisë Demokratike. Sipas tij, koalicioni i opozitës duhet të krijojë sa më parë logon e tij, një praktikë që sikundër tha e djathta e ka aplikuar edhe në zgjedhjet e shkuara.
“Kjo do të zgjidhte përkohësisht edhe problemin që ka logoja e Partisë Demokratike, se kujt do t’i shkonte. Nuk mendoj se ky është një proces që nuk dinë si të vendosin, por nuk duan, sepse një opozitë e përçarë i intereson pushtetit të sotëm. Nëse duam të organizohemi si opozitë edhe elektoralisht duhet patjetër të brandojmë një logo të këtij koalicioni. Sido që të vejë çështja e logos, unë mendoj se brenda këtij koalicioni do të marrë vlerën që do të marrë, por do të ishte më relative sesa të encim vetëm me një koalicion me logon e PD-së,“
Z. Mediu tha se opozita duhet të përgatisë stategjinë për mënyrën sesi do të përfaqësohet në zgjedhjet e ardhshme, sikundër duhet të vijojë të insistojë për të rimarrë përmes ndryshimeve të pritshme në kodin zgjedhor, koalicionet parazgjedhore.
Gazetare: Anisa Kadesha
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




