Bardhi dhe Gjekmarkaj takojnë Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Bundestag, Michael Roth

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, njëkohësisht Nënkryetar i PD-së, Gazment Bardhi dhe nën kryetari i Kuvendit dhe nën kryetar i PD, Agron Gjekmarkaj po zhvillojnë një vizitë në Gjermani. Ata kanë zhvilluar një takim në Bundestag me Kryetarin e Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, Michael Roth.
Lajmin e ka bërë të ditur Gazment Bardhi në një postim në facebook, ku thekson se autoritarizmi i qeverisë së Edi Ramës, cënimi i standarteve minimale për zgjedhje të lira e të ndershme, si dhe mungesa e progresit për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE-ODIHR përmes Reformës Zgjedhore, e bëjnë të ngjashme situatën në Shqipëri, me atë në Serbi apo Gjeorgji.
Për këtë arsye, ka theksuar Bardhi, në takim kjo bën të nevojshme që Shqipëria garantojë balancën mes pushteteve, të përmbyll menjëherë Reformën Zgjedhore dhe të garantojë që zgjedhjet e ardhshme të mbahen me rregulla të barabarta loje të dakordësuara mes të gjitha palëve.
Më herët Bardhi dhe Gjekmarkaj janë takuar me Kryetarin dhe Nënkryetarin e Grupit të Miqësisë Shqipëri- Gjermani në Bundestag, Josip Juratoviç dhe Tomas Haker.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




