Rezoluta e PS- Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve

Politikë | 2 vite më parë

Mesditën e sotme nën drejtimin e Kryetares se Kuvendit, Lindita Nikolla mblidhet konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare.

Konferenca do të shqyrtoje projektprogramin e punës së parlamentit deri në fund të muajit qershor dhe planifikimin  e programit të punës deri në 7 qershor. Por ajo çfarë e bën edhe më të rëndësishme mbledhjen e sotme është Projektrezoluta e propozuar nga socialistët dy javë më parë “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.  

Kjo projektrezolutë u propozua nga kryeministri Rama në mbledhjen e grupit parlamentar disa kohë më parë, si një dokument që PS thotë se është i hapur edhe për opozitën të japë kontributin e saj.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme