Nga Balla, Rrumbullaku te Ervin Muça në “arrest shtëpie”. Komisioni TIMS përcakton listën e dëshmitarëve

Komisioni hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS-s ka bërë publike listën e dëshmitarëve që do të raportojnë në këtë komision dhe ditët se kur do të thirren.
Në listë për të dëshmuar janë edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku si dhe Ish Drejtori i Departamentit të IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça i cili ndodhet në “arrest shtëpie” pasi akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sistemit TIMS.
Lista u bë publike nga Kryetari i Komisionit Ervin Salianji duke kërkuar miratimin e saj, por nënkryetari Toni Gogu propozoi që kërkesat për thirrjen e dëshmitarëve të miratohen veçmas për secilin prej tyre, jo në bllok.
“Unë e çmoj shumë përpjekjen tonë për të bërë një hetim tërësor, por çdo minutë që e shpenzojmë duke folur ne e marrim nga koha që iu duhej lënë dëshmitarëve. Propozoj të fillojmë votimin me kalendarin, por të marrim vendime për secilin dëshmitar. Në këtë mënyrë akomodojmë më pas dhe kërkesat e tjera të anëtarëve të komisionit. Pra, të mos i miratojmë në bllok kërkesat sepse kemi dhe persona që duhet leje nga prokuroria për ta thirrur siç është rasti Muça. Votojmë kalendarin në parim dhe pastaj kërkesat për secilin dëshmitar”, deklaroi Gogu.
Lista e plotë e dëshmitarëve
Datë 15.05.2024, ora 17:00
- Ministri i Brendshëm, Z. Taulant Balla
- Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Z. Besnik Dervishi
Datë 17.05.2024, ora 11:00
- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Z. Muhamet Rrumbullaku
- Ish Drejtor i Departamentit të IT në Policinë e Shtetit, Z. Ervin Muça
- Drejtor i Sistemeve të Policisë në Policinë e Shtetit, Z. Enri Ndoni
Datë 27.05.2024, ora 17:00
- Ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit, Z. Ardit Muço
- Ish-Drejtor i Agjencisë Mbikqyrjes Policore, Z. Ardi Veliu
Datë 29.05.2024, ora 17:00
- Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Z. Florian Sulejmani
- Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Z. Saimir Boshnjaku
- Drejtor i Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Z. Zef Laska
Datë 31.05.2024, ora 11:00
- Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Z. Neritan Nallbati
- Ish Drejtor i Autoritetit Kombëtar të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Z. Dorian Tola
- Drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit, znj. Vlora Hyseni
- Drejtore e Krimit Kibernetik, në Policinë e Shtetit, znj. Ervina Gjana
- Ish Drejtor i Sistemeve, në Policinë e Shtetit, Z. Besjan Tanuzi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




