Vizita e Ramës në Athinë, gazetari Goro: Akt nderimi i kryeministrit ndaj komunitetit shqiptar

Politikë | 2 vite më parë

Gazetari Robert Goro në një lidhje Skype me studion e RTSH 24, ka deklaruar se takimi i djeshëm (12 maj) i Edi Ramës me diasporën shqiptare në Athinë u pa si një akt nderimi i kryeministrit ndaj komunitetit jetik shqiptar në Greqi. Goro u shpreh se edhe vetë qytetarët grekë e parë vizitën e Ramës si nderim që lideri i një vendi i bëri bashkëatdhetarëve të tij që jetojnë në vendin fqinj, Greqi.

“Përsa i përket bashkëatdhetarëve s’ka nevojë për shumë komente, pasi shumica dërrmuese e kanë parë si një akt nderimit të kryeministrit ndaj komunitetit të madh dhe jetik shqiptar që jeton në Greqi. Simbolika e nisjes së turit për rienergjizimin e diasporës ta nisë nga Athina, është simbolikë mëse korrekte e nisur nga fakti se këtu ka emigruar pjesa më e madhe e shqiptarëve përgjatë 30 viteve të fundit.

Nga ana tjetër edhe vetë opinioni publik grek, e kanë parë këtë vizitë si nderim që lideri i një vendi i ka bërë bashkëatdhetarëve që jetojnë në Greqi”, tha Goro.

Gazetari komentoi ndërkaq edhe reagimet e politikanëve grekë për vizitën e kryeministrit shqiptar. Goro theksoi se Demokracia e Re u rreshtua në qëndrimin e kryeministrit grek Kiriakos (Kyriakos) Mitsotakis. Ai po ashtu zbuloi edhe dy titujt kryesor që dominuar mediat greke.

“Reagimet politike kanë qenë në varësi të ngjyrave që ka secila parti, kryesisht demokracia e re është rreshtuar në qëndrimin e Mitsotakis i cili ka thënë se s’mund të ndalojmë një lider të huaj të bëjë një vizitë private të takohet me bashkëatdhetarët e vet, ndonëse Mitsotakis ka shtuar se nuk është momenti i duhur një muaj para zgjedhjeve në PE.

Mediat e huaja e kanë pasqyruar me korrektesë këtë vizitë, kanë bërë një kronikë, një pasqyrim linear të vizitës së z.Rama i cili tha se: “Nuk kam ardhur këtu për të provokuar”, “Ishte kjo vizita ime më e bukur në Athinë”, që janë dy titujt kryesor që kanë dominuar mediat greke.

Në varësi të ngjyrave politike të medias, ka pasur komente negative që përdoren si goditje ndaj Mitsotakis më shumë”, deklaroi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme