Takimi i Ramës me diasporën, Greqia merr masa sigurie. Mitsotakis: S’pengohet një lider të vizitojë bashkatdhetarët

Politikë | 2 vite më parë

Greqia po merr masa shumë të rrepta sigurie për vizitën e nesërme (12 maj) të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Athinë. Sipas medias greke Protothema, qindra punonjës policie do të jenë në dispozicion për të siguruar kalimin e qetë të Edi Ramës në vendin ku do të zhvillohet fjalimi. Kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takimin me diasporën shqiptare në Athinë në orën  11:00 në Teatrin e Krishtlindjeve. 

Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis e ka quajtur normale vizitën që do të zhvillojë Rama, ku gjatë një interviste për mediat vendase, ai tha se nuk mund të pengohet lideri i një vendi të takojë bashkatdhetarët e tij.

 “Greqia është një vend demokratik dhe nuk mund të pengojë një udhëheqës që të zhvillojë një vizitë private e të flasë me bashkatdhetarët e tij. Mbase çështja mori përmasa më të mëdha se ç’duhej të kishte, por nuk është koha e duhur pasi jemi pak para zgjedhjeve europiane”, ka deklaruar ai.

Kryeministri Rama do të nisë nga Greqia një tur takimesh me diasporën nën moton “Krenar për Shqipërinë”. Më herët , përmes një postimi në rrjetet sociale, duke zbuluar edhe adresën, kryeministri ftoi shqiptarët të marrin pjesë në atë takim. Pas Athinës, Rama do të vijojë turin e takimeve me diasporën në disa qytete të Evropës,  Milano, Mynihu dhe Londër.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme