Reforma Zgjedhore, PS bën gati propozime të reja për Kodin Zgjedhor

Politikë | 3 vite më parë

Çështja e koalicioneve politike para zgjedhjeve është një nga pikat që ndajnë maxhorancën me opozitën për Reformen Zgjedhore. 

Demokratët në opozitë kërkojnë rikthimin tek marrveshja e 5 qershorit të vitit 2020 e dakordësuar nga këshilli politik i katër viteve më parë. Ai u krijua si një strukture jashtë parlamentare për shkak të djegies së mandateve nga opozita.

Të gjendur nën presionin e nevojës për ndryshime të qenësishme në ligjin e zgjedhjeve burimet nga PS bëjnë të ditur se partia më e madhe në parlament po përgatit një dokument të ri që do të adaptojë edhe nuancat e kërkesave që ka sjellë nevoja gjatë vitit të fundit.

Në projektin e propozimeve të socialistëve prej vitit 2013 në maxhorancë, të publikuar ekskluzivisht pak kohë më parë, flitej për çështje delikate që lidhen me sigurinë e procesit të votimit, identifikimit dhe numërimit të votave, duke përfshirë edhe adresimin e mënyrës sesi mund të votojnë emigrantët.

Ndërsa demokratët dhe disa parti opozitare në krah të tyre, kanë kërkuar vendosjen e koalicioneve parazgjedhore që u rrëzuan me vendim parlamenti në korrik të vitit 2020.

Grupi i dialogut politik ka miratuar një kalendar ambicioz pune, por palët ende nuk kanë qartësuar se kur do të dëgjojnë ekspertët për propozimet që synojnë të sigurojnë një ligj të pranuar elektoral.

Gazetare Sonila Agostini

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme