CEZ-DIA/ Naço në SPAK: Ndryshimet e bëra në ligjin për energjinë larguan nga sistemi Kastriot Ismailajn

Politikë | 3 vite më parë

Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço është paraqitur ditën e sotme (19 mars) në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me çështjen CEZ-DIA.

Për 1 orë e 30 minuta, Nasip Naço i është përgjigjur prokurorëve lidhur me këtë çështje, si ish ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës në kohën e koalicionit PD-LSI.

Në një deklaratë për mediat, Naço tha se për këtë çështje ka folur me letra duke mbajtur një qëndrim korrekt dhe sipas ligjit.

Naço tha se me vendim e tij për të ndryshuar ligjin për energjinë eklektike, iu kursyen shteti 40 milionë euro dhe u hoqën nga sistemi i CEZ disa kompani të mëdha që kishin 20 % të tregut, mes tyre edhe Kastriot Ismailaj që kishte marrëdhënie me këto kompani.

“Në atë kohë kam mbajtur një qëndrim korrekt dhe ligjor dhe ka m folur me letra dhe jo me heshtje. Kam ndryshuar ligjin për energjinë eklektike duke nxjerrë jashtë sistemit disa komani të mëdha në atë kohë që kishin 20 % të tregut të CEZ. Kjo i kurseu shtetit 40 milionë euro në atë kohë. Ata që spekulonin në atë kohë morën përgjigje ku ish drejtori i CEZ në atë kohë u shkarkua dhe një emër tjetër si Kastriot Ismailaj, që kishte një marrëdhënie me CEZ jashtë vullneti të Ministrisë së Ekonomisë që kishte 24 % të aksione iu ndërpre kontrata. Miratimi i ligjit dhe qëndrimi im për interesin publik ka folur për gjithçka në atë kohë. Këto ishin deklaratat e mia para prokurorëve”, tha Naço.

Në prill të 2022, SPAK ka rihapur çështjen CEZ-DIA, e njohur edhe si vjedhja më e madhe e buxhetit të shtetit. Për këtë çështje është dënuar me 11 vite burg, Kastriot Ismailaj, i cili ishte administratori i kompanisë DIA, e ngarkuar për mbledhjen e borxheve të CEZ, ku u përfshi në një skemë mashtrimi, duke shkatërruar edhe raportet mes shtetit shqiptar dhe CEZ, me kosto të madhe për buxhetin e shtetit.

Aktualisht SPAK po riheton dosjen nga e para lidhur me denoncimet që janë bërë lidhjen e kontratës. Kastriot Ismailaj është dënuar në vitin 2017 me 11 vite burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme