Zgjedhjet e 25 prillit, Alizotit i besohet Berati, Mziut Dibra

Partia Demokratike zgjodhi për drejtues të fushatës elektorale në Berat Tomor Alizotin, ndërsa Xhelal Mziun në Dibër. Alizoti edhe pse ka qenë pjesë e forumeve të PD-së, për të parën herë do të angazhohet në fushatë në cilësinë e drejtuesit dhe me shumë gjasë të kryesuesit të listës së kandidatëve për deputet. Ndersa Mziu ka qenë ish-kryetar i Bashkisë së Kamzës për tre mandate.
Mbeten edhe tre qarqet e fundit Tiranë, Gjirokastër dhe Kukës, ku ende nuk janë caktuar emrat e drejtuesve politikë të PD.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




