Topalli kandidon në Shkodër e Tiranë: Vendit i duhet një kryeministër që nuk shton vilat në kohë tërmeti

Beteja për Shkodrën pritet të prodhojë një ndër garat me interesante në zgjedhjet e 25 Prillit. Demokratët, krahas socialistëve, do kenë përballë Jozefina Topallin, e cila ka vendosur të kandidojë në qarkun i cili historikisht i ka dhënë mandatin e deputetes, por këtë herë ajo do garojë me siglën e forcës së saj politike.
“Po punoj të mbyll listat e kandidateve në qarqe. Për sa kohë ma lejo kodi të udhëheq në katër qarqe për te maksimalizuar votën. Do jem Shkodër dhe Tiranë, dhe dy qarqe që s’e kam vendosur ende”, shprehet Topalli.
Kryetarja e Lëvizjes per Ndryshim është e hapur për të bashkuar votat e saj me Partinë Demokratike, por me një kusht, jo me Lulzim Bashën kryeministër.
“Partia Lëvizja për Ndryshim është rreshtuar në qendrën e djathtë, unë jam e djathtë. Mandatet e mia do i bashkohen se djathtës dhe atyre qe votojnë siglën e PD për të gjetur dhe negociuar për një kryeministër të pa korruptuar. Një emër që nuk shton vila pasi ndodh tërmeti dhe kur vendi vuan nga Pandemia. ”, tha Jozefina Topalli.
E rreshtuar kundër Lulzim Bashës, nuk kursen as Edi Ramën, i cili kohët e fundit e poston në rrjetet e tij sociale. Topalli është e bindur se marrëveshja politike mes dy kundërshtarëve politik vijon duke zbuluar aktorin e tretë, i cili i bashkon.
“Historia e Rames dhe Bashës e lidhur dhe e ndërmjetësuar nga oligarkët. I pari që duhet larguar me emergjencë është Edi Rama, se ai ka kapercuar vijën e kuqe. Por përherë gjendet një oligark për ti bashkuar të dy, të tre në fakt”, u shpreh Jozefina Topalli.
Jozefina Topalli është në kërkim të aleancave për largimin e tre kryetarëve, Ramës, Bashës edhe Metës. Negociatat deri me tani janë konkrete me partine e Astrit Patozit. TCH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




