Lista e kandidatëve për deputet, Mediu i pakënaqur me PD-në

Politikë | 6 vite më parë

Kryerepublikani Fatmir Mediu shpreh haptazi pakënaqësinë që ka me Partinë Demokratike, për ceshtjen e hartimit të listës së përbashkët  të kandidatëve për deputet. Nga Shkodra Mediu kërkoi transparencë në proces, ndërsa tha se strategjia që po ndiqet deri tani nuk çon në maksimalizimin e votave të së djathtës. “Ajo që i kemi kërkuar Partisë Demokratike është e tillë: të dashur miq, le të vendosim disa kritere, kritere të cilat janë të barasvlefshme për Partinë Demokratike, për Partinë Demokristiane, për Partinë e të Drejtave të Njeriut, për partinë çame dhe të gjithë partive që janë në koalicion, sepse një transparencë dhe kritere të barabarta ndërtojnë një raport të drejtë, në mënyrë që dhe votat e Partisë Republikane në Kukës, në Dibër, në Gjirokastër, apo në çdo rreth, t’i shtohen Partisë Demokratike dhe në këtë rast interesi është i Partisë Demokratike. Por, si mund të shtohen votat e Partisë Republikane, nëqoftëse Partia Republikane përjashtohet nga mundësia e kandidimit në Shkodër? Nuk kërkuam privilegj, as zonë të lirë, por po kërkojmë njerëz që të kontribuojnë në fitoren e opozitës. Prandaj, të bashkohemi në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë në datë 25 Prill, për ta rikthyer vendin në rrugën dhe vlerat europiane”tha Mediu.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme