Kryemadhi: Të gjitha prodhimet shqiptare bujqësore dhe blegtorale pa TVSH dhe taksë për të stimuluar prodhimin

Politikë | 6 vite më parë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, zhvilloi sot një takim me banorët e Fierit. Zonja Kryemadhi premtoi se të gjitha prodhimet shqiptare do të jenë pa taksë dhe pa TVSH. Kjo, sipas saj do të stimulonte prodhimin dhe do ti vinte në ndihmë fermerëve. “Ne hodhëm idenë e diskutimit që të gjitha prodhimet shqiptare të jenë pa taksë, pa TVSH, për të stimuluar jo vetëm prodhimin vendas, por për të krijuar një hapësirë që shqiptarët të kenë çmime më të ulëta dhe prodhime të një cilësie të mirë. Sepse ne shohim dy standarde, një standard shohim shqiptarët që i hedhin apo i groposin prodhimet e tyre në rrugë, ndërsa kemi standardin tjetër që dy apo tre biznese importojnë qoftë qepën, hudhrën apo edhe pataten e domaten, ndërkohë që mund të kemi prodhimet tona”, tha Kryemadhi.
“Nëse ne nuk do t’i japim dorën njëri-tjetrit, ku të tregojmë që kjo TVSH e ushqimeve jo vetëm që nuk e ndihmon fshatarin, por përkundrazi e la atë pa e shitur prodhimin e tij, ndërkohë që pikat e grumbullimit e kthyen në biznes, ku merrnin prodhimet nga jashtë, i grumbullonin dhe pastaj i shisnin po prapë jashtë, solli një dëmtim të madh të bujqësisë”, u shpreh ajo.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme