PD: Buxheti i vitit 2021, bashkia ul vlerën e investimeve

Nëpërmjet një deklarate për shtyp ,Partia Demokratike dega Korçë është shprehur se buxheti i vitit 2021 i miratuar nga Këshilli Bashkiak nuk projekton zhvillim për qytetin dhe ekonominë lokale. Mirela Qeleshi Anëtare Kryesie në Partinë Demokratike Dega Korçë shprehet se investimet në buxhetin e vitit 2021 janë ulur ndjeshëm krahasuar edhe me vitet e tjera sipas saj këtë vit investimet zënë rreth 8.6% të totalit të buxhetit nga 11.3 % që zinin në vitin 2020.
Gjithashtu Qeleshi është shprehur se investimet që kryen bashkia janë të përqëndruara në qendër të qytetit duke lënë pasdore periferinë. Qeleshi e ka përfunduar deklaratën duke u shprehur që buxheti i vitit 2021 është nja shfaqje mediatike.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




