Presidenti Meta me studentët në Vlorë: Të dëgjojmë zërin e të rinjve

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një bashkëbisedim me studentë në qytetin e Vlorës. “Kënaqësi të nisja sot ditën, me një bashkëbisedim të ngrohtë në Vlorë me studentë të këtij qyteti, të cilët studiojnë brenda dhe jashtë vendit. Ndamë shumë ide të çmuara për domosdoshmërinë e angazhimit të tyre energjik, në të gjitha fushat e jetës, për t’i dhënë Vlorës shkëlqimin dhe krenarinë e merituar”, tha zoti Meta.
Presidenti shprehu domosdoshmërinë për të dëgjuar zërin e të rinjve. “Të bëjmë çdo përpjekje për t’ju krijuar të gjitha shanset dhe mundësitë për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt në Atdheun tonë”, tha presidenti Meta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




