Veliaj: PD e ndarë në 6 copa, s’dinë kë të votojnë, Lulin, Jozefinën, Patozin, Bamirin, Murrizin apo Rudinën?

Nga Kavaja, ku zhvilloi një takim me strukturat e PS-së atje, drejtuesi politik i socialistëve për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se Partia Demokratike është ndarë në copa, ku askush nuk di se për kë të votojë.
“Një votues i PD-së me kë është? Është me Lulin, me Jozefinën, me Astrit Patozin, me Bamirin, me Myslym Murrizin apo me Rudinën? Janë ndarë në 6 copa. Ka vetëm një parti që nuk është ndarë, përkundrazi është shtuar edhe me të zhgënjyerit e partive të tjera, kjo është Partia Socialiste”, deklaroi Veliaj.
Veliaj, nuk i rezistoi dot dëshirës për të ironizuar edhe njëherë kreun e PD, Lulzim Basha, lidhur me një nga premtimet më të famshme të tij, poër që s’u realizua kurrë: tramin e Tiranës.
“Po shikoja një spot të ca demokratëve të zhgënjyer, kur doli Luli dhe tha: “Javën tjetër fillon trami”. Unë në fakt erdha me tram sot në Kavajë! E kuptoni tani që është kthyer në barsoletë? Pra, një meme kandidon për kryeministër, kurse memet e tjera për deputetë. E kuptoni sa qesharake është?”, u shpreh Veliaj.
Ai përmendi edhe projekte të tjera, si Bulevardi i Ri, apo Lumi i Tiranës, që sipas Bashës kanë qenë ideja e tij, por që asgjë nuk ishte bërë më parë.
“Do fillojë Bulevardi i Ri tha Luli. Kur vajta unë te Bulevardi i Ri, gjeta vetëm tabelën, s’kishte filluar asgjë dhe tani na thotëështë ideja e ime. Por kur qenka ideja jote, pse grupi yt parlamentar përleshet me policët dhe bllokon projektin? Edhe për Lumin e Tiranës e investuam ne dhe ka pesë vjet që nuk përmbytet”, kujtoi kryebashkiaku.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




