Kryemadhi: Varfëria, e pranishme në të gjitha familjet shqiptare, të bindim çdo mik apo shok që të shkojë të votojë

Politikë | 6 vite më parë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi këtë mëngjes ka vijuar me takimet në njësinë 4 në kryeqytet, ku ka ballafaquar problematikat e kësaj zone.
“Gjëja më kryesore është që një nga problemet dhe një nga arsyet që edhe ne kemi dalë dhe jemi në takime përditë me njerëzit është problematika, mungesa e punësimit, rritja e taksave, varfëria e madhe që është prezente në të gjitha familjet shqiptare, mungesa e shpresës, largimi i të rinjve dhe të rejave, mungesa e një diplome serioze dinjitoze për ata që janë studentë për të konkurruar në tregun e punës, për më tepër sot në kohënm e zhvillimit të mësimit online, ku platformat dixhitale janë të pamundura përsa i përket gjithë asaj propagande të madhe”, tha Kryemadhi.

Zonja Kryemadhi tha ndër të tjera se nga qeveria janë premtuar 300 mijë vende të reja pune, ndërkohë që nuk është realizuar diçka e tillë. Ajo ka vijuar më tej, teksa shton se të varfrit janë taksuar më shumë se të pasurit. “Një nga problemet që ne kemi është që ne gjithmonë dalim në premtime e premtime por problemi është se asnjëri nuk të jep një faturë financiare problematikave, por gjithmonë ecin me idenë, sikurse e tha Rama, do të krijojmë 300 mijë vende pune dhe nuk realizoi asgjë. Apo që do të ulë çmimi ne energjisë elektrike dhe përkundrazi nuk e realizoi atë. Tha do të ulim taksat dhe do ta taksojmë të pasurit, por ndodhi e kundërta. Taksoi të varfrit, intelektualët shqiptarë apo shtresën e mesme dhe zhveshi nga çdo lloj pagese oligarkët dhe të pasurit, kur në fakt ajo që ne duhet të marrim përsipër është realizimi i gjithë atyre premtimeve”, ka thënë Kryemadhi.

Kryetarja e LSI,  Kryemadhi kërkoi nga secili 10 minuta kohë për të bindur një mik apo një shok, që të shkojë të votojë, pasi vetëm duke votuar, tha ajo, mund të sjellim ndryshimin. “100 ditë na ndajnë nga 25 prilli. 10 minuta t’ja kushtojmë një miku, është një nga gjërat kryesore. Shqiptarët sot janë më të varfër, janë më të pasigurt, prandaj shqiptaret duan një ndryshim.  Dhe ky ndryshim vjen me votën në 25 prill.  Unë do t’ju lutesha që secili nga ju 10 minuta në ditë të bëjë për vete një mik, një shok, një shoqe për ta bindur që në 25 prill të shkojë në kutitë e votimit. Ky është një mesazh i drejtpërdrejt, për ta çuar shtëpi më shtëpi”, tha kryetarja e LSI-së.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme