Basha: Koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha edhe këtë të mërkurë ka akuzuar qeverinë për moskujdesje ndaj popullit,ndërsa sipas tij ministrat e kabinetit “Rama” darkojnë në restorantin më të shtrenjtë në Dubai. Përmes një statusi në Facebook ai shprehet se shqiptarët nuk marrin asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore.
“Ndërkohë që shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai”shkruan lideri demokrat. “Është koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj”, thekson kreu i PD.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




