Kryemadhi: Keqmenaxhimi i situatës së pandemisë rëndoi qytetarët dhe biznesin

Politikë | 6 vite më parë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi sot se ekonomia e shqiptarëve është më e keqe se 4 vite më parë dhe pandemia e rëndoi akoma më shumë.

Në një takim të zhvilluar në njësinë numër 10, Kryemadhi tha se standardi i jetesës dhe pagat e qytetarëve janë në nivelin që kanë qenë, madje edhe mund të bien për shkak të inflacionit që ka ndodhur. “Ajo që duhet thënë është se pandemia e dëmtoi akoma dhe më shumë biznesin. Pandemia i ndodhi gjithë botës, por në Shqipëri keqmenaxhimi i saj bëri që biznesi dhe familjarët ta ndiejnë drejtpërdrejt atë”, u shpreh ajo.

Kryemadhi megjithatë tha se nga takimet e shpeshta që po bën, duket qartë se njerezit kanë një dëshirë të madhe për ti ndryshuar gjërat në 25 prill.”Megjithatë ajo që e shikoj në të gjitha takimet dhe bashkëbisedimet është që njerëzit kanë dëshirën e madhe për të ndryshuar këtë realitet dhe ky është një avantazh i madh. Unë në takimet që kam me qytetarët u them që secili nga ne duhet të bindë një familjar, një mik, një shok që të shkojë më 25 prill të votojë, sepse votimi është një nga pikat kryesore të ndryshimit. Ndëshko atë që sillet keq me ty” tha ajo.

Zonja Kryemadhi u shpreh se në këtë zonë lSI do të kandidojë Nora Malajn.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme