Ministrja Xhaçka pret ambasadoren Kim: Partneriteti me SHBA-në, themeli i politikës sonë të jashtme

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, është takuar me ministren e re të jashtme, Olta Xhaçka, duke shprehur mbështetjen për emërimin e saj në detyrën e re me politikën e jashtme shqiptare. Ministrja Xhaçka shkruan në twitter se takimi është fokusuar në thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve. Zonja Xhaçka thekson se partneriteti me SHBA-në është themeli i politikës së jashtme shqiptare. Gjatë takimit, ambasadorja Yuri Kim i ka theksuar ministres mbështetjen e plotë dhe të vazhdueshme të SHBA ndaj Shqipërisë.
“Gjithmonë një kënaqësi për të takuar ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Takim konstruktiv se si të thellojmë partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Partneriteti i Shqipërisë me SHBA-në është themeli i politikës sonë të jashtme. Kënaqësi të marr sigurimin e vijimit të mbështetjes së vazhdueshme dhe të zgjeruar”, shkruan Xhaçka.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




