Turqia fton Greqinë për bisedime, Cavusoglu: Gati të takohem me Dendias me ftesë të Ramës

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka ftuar Greqinë për të rifilluar bisedimet mbi pretendimet e tyre konfliktuale detare në Mesdheun Lindor dhe çështje të tjera ekzistuese.
“Ne ftojmë Greqinë në bisedime eksploruese për të mbajtur takimin e parë në Janar. Ne jemi vendi pritës. Miqtë tanë që po kryejnë këto negociata do të përcaktojnë historinë e tyre me homologët e tyre në Greqi. Por ne jemi gati duke nisur nga sot. Pas këtij takimi të parë, unë do të shkoj përsëri në Tiranë me ftesë të Edi Ramës dhe jam gati të takohem me Ministrin e Jashtëm Grek Dendias, shpresoj që Greqia nuk e refuzon këtë mundësi, këtë ftesë dhe së shpejti fillojnë bisedimet hulumtuese”, tha Cavusoglu.
Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij qipriot turk Tahsin Ertugruloglu në kryeqytetin Ankara, Cavosoglu tha se Greqia kishte treguar më parë se mund të rifillonte bisedimet në 11 janar, por që asnjë lëvizje nuk ishte bërë. Ai shtoi se Athina nuk kishte “asnjë justifikim” për të mos rifilluar bisedimet.
Marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan dukshëm pas nisjes së fushatës kërkimore të anijes turke Oruç Reis në Mesdheun Lindor.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




