Përmbytjet, Kryemadhi: Qeveria, e paaftë të menaxhojë krizat

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u ndal sot në zonën e Saukut në Tiranë për të biseduar me qytetarët.
Kryemadhi u shpreh se “është bërë shumë e vështirë të lëvizësh nëpër Tiranë edhe pse ditë e diel”. “Përmbytjet kanë krijuar një situatë jashtëzakonisht të keqe. Ne kemi qenë në kontakt me të gjithë miqte, shokët tanë në të gjithë Shqipërinë, situata ka kaluar çdo limit. Shikojmë një lloj mungese përgjegjshërie, por edhe aftësi profesionale”, u shpreh Kryemadhi.
Ajo theksoi se LSI ndodhet në procesin e prezantimeve dhe organizimit të strukturave në të gjithë Shqipërinë për zgjedhjet e 25 prillit. “Ajo që po ndjejmë çdo ditë e më shumë është mungesa që kanë njerëzit në infrastrukturë. Jo veç ekonomia që është rrënuar për shkak edhe të keqqeverisjes, por edhe pandemia ka goditjen e vet. Familjet shqiptare janë varfëruar për shkak të shëndetësisë që është shumë e shtrenjtë për Covidin. Një i sëmurë me Covid shërbimet dhe ilaçet i ka jashtëzakonisht të shtrenjta, por gjithë kësaj po i shtohet edhe situata e përmbytjeve. Ka mijëra hektarë tokë të përmbytur, por jo vetëm tokë bujqësore, por janë edhe me mijëra shtëpi të përmbytura, të cilat nuk shikojnë asnjë lloj përkrahje nga qeveria”, tha Kryemadhi.
“Edhe 105 ditë na kanë ngelë nga 5 prilli. Ajo që ne duam të shikojmë, të jemi pranë njëri-tjetrit në këtë situatë të tmerrshme, ku shiu do të vazhdojë sipas specialistëve. Nëse 1 vit më parë kishim tërmetin që la mijëra familje jashtë, pastaj pandemia që mbylli biznese të tëra e la pa punë mijëra shqiptarë. Covidi që shkatërroi emocionalisht familjet tona dhe tani nga ana tjetër kemi edhe këtë situatë që shikojmë një papërgjegjshmëri të qeverisë”, tha Kryemadhi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




