Xhaçka takim me Sorecan, “Do angazhohemi për t’u përgatitur për hapjen e negociatave Shqipëri – BE”

Politikë | 6 vite më parë

 

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi të premten një takim me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca. Të dy palët janë deklaruar se do të angazhojnë të gjitha burimet dhe energjitë , për t’u përgatitur për hapjen e negociatave Shqipëri – BE. Kjo u bë e ditur në një status në Twitter të zonjës Xhaçka. “Zhvillova sot një takim shumë të mire pune me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca. Shkëmbim konstruktiv i pikëpamjeve mbi procesin e integrimit dhe fillimin e projektit për asistencën teknike për integrimin (SEI). Mirënjohje për ndihmën e dhënë nga Bashkimi Evropian për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe institucionet e tjera shqiptare, si dhe për kontributin personal të ambasadorit Soreca. Integrimi do të jetë gjithmonë objektivi ynë më i rëndësishëm strategjik. Do të angazhojmë të gjitha burimet dhe energjitë tona, për t’u përgatitur për hapjen e negociatave Shqipëri – BE”, shkroi zonja Xhaçka.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme