Pas Turqisë, kryeministri Rama sot në Greqi, takime me Mitsotakis dhe Dendias

Politikë | 6 vite më parë

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë sot Greqinë menjëherë pas vizitës në Turqi. Siç kanë raportuar mediat fqinje zoti Rama do të pritet sot në një takim privat nga Ministri i Jashtëm Nikos Dendias.
Mësohet se kryediplomati Nikos Dendias do të ketë një takim privat në Athinë me kryeministrin e Shqipërisë.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të ketë një darkë me Kryeministrin shqiptar, ku do të marrë pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Dendias.
Sipas mediave helene, Rama cilësohet si një lajmës nga ana e kryeministrisë dhe Ministrisë së Jashtme pasi Mitsotakis do ta presë për drekë në banesën e tij dhe më pas do të përcillet me një përgjigje.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme