Topalli: Boshatisja e vendit është dramë kombëtare, imperative nevoja për Ndryshim!

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, në një shënim në rrjetin e saj social fb shprehet se njerëzit nuk besojnë më në politikë. Sipas saj, njerëzit duan një shtet që nuk vjedh qytetarët e vet; një shtet që nuk mbron hajdutët; një shtet që menaxhon mirë lekët që vijnë nga vjelja e taxave.
“Lëvizja për Ndryshim synon një shtet që mbron qytetarët e tij e që bashkon. Ne duam që njerëzit të mos ikin nga vendi. Ne nuk duam një Shqipëri të braktisur nga të rinjtë dhe njerëzit e arsimuar. Ne synojme që një politike e re t’i rivendos shqiptarët në zemër të jetës politike të vendit”, shkruan kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim”, Topalli.
Sipas saj, sot, për shkak të 3 kryetarëve të korruptuar, Shqipërisë po i ikin edhe intelektualët.
“Ikin sepse qeveria nuk i njeh meritokracinë, nuk i jep siguri për puneë dhe shëndetin. Ikin se shohin se femijët e tyre nuk kanë shans për një jetë më të mirë. Por ata nuk ikin vetëm nga qeveria. Ata ikin se nuk shohin perspektivë dhe as shpresë. Ata nuk besojne tek opozita formale. Opozita e qytetarëve nuk përfaqësohet as nga opozita parlamentare, as nga ajo formale jashtë parlamentare. Demokracia në Shqipëri është thyer. Dhe për këtë ka 3 përgjegjës kryesore”, deklaron Topalli.
Sipas saj, shqiptarët duhet të largojnë 3 kryetaret e korruptuar, sepse ata janë përgjegjësit e zbrazjes së vendit.
“Sipas OECD, Shqipëria është e katërta në botë për rritjen e emigracionit të njërëzve të aftë. Emigracioni është një fenomen që prek vendet më të ardhura të ulta dhe të gjitha shtresat e popullsisë, por te arsimuarit kanë prirje për të emigruar më shumë. Për shembull, Shqipëria ka një normë totale emigrimi prej 29%, Bosnja dhe Hercegovina prej 20% dhe Maqedonia Veriore prej 18%. Ne duam të ndryshojmë këtë realitet. Të zëvendësojmë politikën cinike të 3 kryetarëve të korruptuar me politikën e shpresës. Të ndalim largimin e të rinjve. Ti japim mundësinë e punësimit dhe të ndërtimit të jetës në vendin e tyre. T’i kthejmë dinjitetin e vlerësimin intelektualeve. Ne duam të kthejmë besimin tek politika me politikanë të pakorruptuar, me të rinj të mirëarsimuar, me profesionistë të ndershëm, me integritet dhe me kompetenca”, mbyll shënimion e saj Topalli.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




