Basha: Rama një fatkeqësi kombëtare! 500 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin gjatë qeverisjes së tij!

Politikë | 6 vite më parë

Kreu i PD në opozitë Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se i ka shkaktuar Shqipërisë një katastrofë kombëtare, me largimin e shqiptarëve nga vendi, por premton se PD do të rikthejë sjpresën në vend. Në një status në Facebook të enjten të shoqëruar e një videomesazh, zoti Basha shkruan se “Për shkak të Ramës, të rinjtë tanë po largohen nga Shqipëria”. “Ne kemi përjetuar një katastrofë kombëtare. 500 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin gjatë qeverisjes së Ramës. 500 mijë shqiptarë humbën besimin, hoqën dorë nga shpresa dhe nuk kanë më të ardhme në këtë vend.
Politikat e Ramës bënë që brezat e ardhshëm në këtë vend të zhduken dhe as që e kanë në plan të kthehen sërish. Këta njerëz kanë marrë vendime të vështira. Kanë lënë pas të dashurit dhe tokën e tyre. 
Ja se sa keq e ka qeverisur Rama vendin tonë. Ai ështe katastrofa jonë kombëtare!” shprehet zoti Basha. 
“Ne dosjellim mundësi punësimi të reja. Ne do të kthejmë në këte vend shpresën dhe ata që janë larguar prej tij” premton zoti Basha. “Është koha ta largojmë Ramën dhe t’u rikthejmë shqiptarëve shpresën!” shkruan kreu i opozitës.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme