FOTO+ VIDEO/ Kryeministri Rama pritet me nderime të mëdha në Turqi, nis takimi me Presidentin Erdogan

Politikë | 6 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën zyrtare dyditore në Turqi, me ftesë të Presidentit Erdogan. Rama e ka cilësuar këtë vizitë si shumë të rëndësishme për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe për të nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit strategjik. Gjatë kësaj vizite Kryeministrin Rama e shoqëron thuajse i gjithë kabineti qeveritar. 

Rama do të zhvillojë sot dhe nesër vizitën zyrtare me ftesë të presidentit Erdogan. Pritet që pjesë e diskutimeve mes dy liderëve të jenë marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe të shkëmbehen mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.

Nuk do të lihen pas as diskutimet për procesin e rindërtimit në vend, për të cilin Turqia ka premtuar ndërtimin e 525 banesave. Brenda 5 muajve, kryeministri po e takon për herë të dytë presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, herën e kaluar në një vizitë jo zyrtare.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme