Ndryshimet në qeveri, parlamenti mblidhet të hënën në seancë të jashtëzakonshme

Parlamenti shqiptar ka lajmëruar të hënën më 4 janar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme, për të miratuar dekretet e presidentit Meta për lirimet dhe emërimet e ministrave të rinj, nga kryeministri Edi Rama.
Seanca është kërkuar nga kryeministri Edi Rama përmes një letre drejtuar kreut të parlamentit Gramoz Ruçi.
Seanca e parë e parlamentit për vitin 2021, ishte parashikuar të mbahej më 18 janar, por ndryshimet në qeveri orët e fundit të vitit 2020 nga zoti Rama e kanë përshpejtuar. Sipas kushtetues shqiptare dekretet e presidentit për lirim dhe emërim ministrash votohen nga Kuvendi brenda 10 ditëve.
Në 31 dhjetor kreu i shtetit firmosi kërkesën e kryeministrit Edi Rama për kalimin e Olta Xhaçkës nga Ministre e Mbrojtjes, në ministre për Europën dhe Punët e Jashtme dhe riktheu në kabinet ish zëvendësin e tij Niko Peleshin si drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes. Kujtjmë se posti i shefit të diplomacisë shqiptare mbahej nga vetë zoti Rama, i cili kishte deleguar në këtë post zotin Gent Caka. Ky i fundit nuk u pranua nga kreu i shtetit Ilir Meta të dekretohej.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




