Meta dekreton Xhaçkën si ministre të Jashtme dhe Peleshin, ministër të Mbrojtjes

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka firmosur dekretet për ndryshimet e fundit në qeveri.
Pas propozimeve për emërimin e Olta Xhaçkës në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme , Presidenca njoftoi se Meta ka firmosur shkarkimin e Edi Ramës nga ky institucion, të cilin e mbante që pas refuzimit të Presidentit për të dekretuar në këtë dikaster ish-zëvendës ministrin Gent Cakaj.
Xhaçka la kështu ministrinë e Mbrojtjes, vëndin e të cilës e ka zënë Niko Peleshi.
Këto janë ndryshimet e dyta në qeveri, në muajin e fundit, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt nga Ministria e Brendshme dhe emërimit në këtë post të Bledi Çuçit që la Ministrinë e Bujqësisë, diukaster që tashmë e drejton Milva Ekonomi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



