Zgjedhet e 25 prillit/ Shehi: Të bëhemi bashkë në një listë, nga Topi tek Topalli

Politikë | 6 vite më parë

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi, propozon që partitë opozitare të garojnë në një listë të vetme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi, në emisionin Përballë, Shehi u shpreh se pjesë e listës të jenë edhe lëvizjet e reja politike, përfshi ajo e zonjës Topalli.

“Një listë unike ka një vlerë morale. Të gjitha partitë në një vend. Edhe partitë e reja. Të gjitha, të gjitha. Unë do të isha shumë i lumtur, do t’i bëja ftesë dhe atyre që sot disa i konsiderojnë armiq. Hajdeni, kjo është dita. Duke filluar nga Topi e deri tek Topalli. Unë do ta bëja me kënaqësi të madhe, po përveç kësaj unë do t’i rreshtoja në një list unike.”-tha Shehi në Përballë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme