Kosova drejt përfundimit të censit të popullsisë, por tri komuna kërkojnë të shtyhet

Kosovë | 2 vite më parë

Tri komuna kanë kërkuar të shtyhet regjistrimi i popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare të Kosovës teksa vendi këtë të premte (17 maj) ka parashikuar mbylljen e procesit.

Censi i popullsisë nisi më 5 prill dhe qeveria ka argumentuar se është një veprim i rëndësishëm që do i vlejë ndërmarrjes së politikave për dekadën e ardhshme.

Komunat e Dragashit, Drenasit dhe Fushë-Kosovës thonë se kanë hasur sfida gjatë procesit.

“Dragashi ka sfidë me komunitete. Janë disa zona, vendbanime që kanë refuzuar të pranohen. Nuk janë pranuar ata regjistrues të cilët i kemi caktuar dhe tani kemi dërguar të tjerë regjistrues atje,” tha ditë më herët drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka lajmëruar se deri më 14 maj janë regjistruar mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë rezidentë.

“400 mijë janë regjistruar nga diaspora. Pjesa dërmuese jetojnë jashtë, por kanë nënshtetësi të Kosovës,” deklaroi z. Kastrati në fillim të javës. /RTV21, Kallxo

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme