Në kulmin e tensioneve me Greqinë, Turqia merr komandën e NATO-s

Rajon | 6 vite më parë

Duke filluar nga 1 janari 2021, ushtria turke do të marrë Komandën e Forcës së Gatishmërisë së Lartë të Aleancës. Menjëherë ky shtet do të vendosë mijëra ushtarë në gatishmëri. Turqia e merr përsipër drejtimin e kësaj force nga Polonia thuhet në njoftimin e NATO-s.

Në këtë komandë, e cila është pjesë e Forcës së Reagimit të NATO-s, do të shërbejnë afërsisht 4 200 trupa nën Komandën e Brigadës së 66-të të Mekanizuar të Këmbësorisë së Turqisë dhe gjithsej 6 400 ushtarë, përfshirë njësi nga Shqipëria, Hungaria, Italia, Letonia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Sllovakia, Spanja, BM dhe SHBA.

NATO ka vlerësuar “investimet thelbësore” të Turqisë për njësinë e Aleancës, “veçanërisht në planifikimin e kërkesave logjistike dhe municionit”. Sipas NATO-s modelet më të fundit të automjeteve turke të armatosura dhe raketave antitank janë caktuar për drejtimin turk të kësaj komande.

Kjo komandë gatishmërie u themelua në vitin 2014 në një samit të NATO-s në Britani, në përgjigje të ndryshimit të mjedisit të sigurisë, të tilla si aktivitetet destabilizuese të Rusisë në Ukrainë dhe trazirat në Lindjen e Mesme.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme