Keqpërdorimi i pajisjeve të ngrohjes – Zjarrfikësit në Gjirokastër apelojnë për kujdes

Moti i ftohtë i dimrit dhe keqpërdorimi i pajisjeve ngrohëse është bërë shkak i vatrave të zjarreve në banesa në Gjirokastër. Gjatë dimrit të kaluar u regjistruan 6 shpërthime të bombolave të gazit në ambiente banimi, të cilat fatmirësisht shkaktuan vetëm dëme materiale. Me rritjen e përdorimit të pajisjeve ngrohëse nga popullata specialistët zjarrfikës apelojnë për kujdes të shtuar për parandalimin e zjarreve.
“U bëj apel qytetarëve që të kenë kujdes”, u shpreh një punonjës zjarrfikëse.
Zjarrfikësit kërkojnë nga qytetarët respektimin e masave teknike për sa i përket mirë përdorimit për ngrohje dhe gatim të bombolave me gaz të lëngshëm.
Gjatë muajit nëntor dhe ditëve të para të dhjetorit në Gjirokastër janë regjistruar 15 vatra zjarresh në banesa të shoqëruara me dëme materiale.
Gazetare: E. Domeri
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




