Greqia do të frenojë përdorimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Sociale | 2 vite më parë

Greqia po shqyrton frenimin e përdorimit të mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç me një “portofol për fëmijë”, sipas ministres së familjes Sofia Zacharaki. 

Ajo tha për TV SKAI se masa është për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet e internetit të pambikëqyrur dhe mediave sociale, ndërsa tërhoqi vëmendjen për shqetësimet për varësinë digjitale dhe izolimin e shkaktuar nga mediat sociale.

Portofoli do t’i lejojë prindërit të bllokojnë uebsajte specifike duke përdorur fjalë kyç dhe të monitorojnë trafikun në internet të fëmijëve të tyre.

Ndalimi i plotë i mediave sociale është jorealist, por rritja e mbikëqyrjes është thelbësore pasi fëmijët shpesh tërhiqen në botët virtuale, të cilat i ekspozojnë ata ndaj rreziqeve të mëdha, duke përfshirë depresionin dhe shkëputjen nga realiteti, tha Zacharaki.

“Prindërit shprehin shqetësime serioze, por ngurrojnë të kufizojnë socializimin e fëmijëve të tyre përmes teknologjisë. Ekziston një vijë e hollë midis garantimit të sigurisë dhe lejimit të lirisë. Teknologjia mund të jetë edhe kërcënim edhe mjet për t’u mbrojtur nga keqpërdorimi”, tha ajo.  

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme