Bashkia e Tiranës hap thirrjen për banesat sociale nga programi 3%

Sociale | 2 vite më parë

Bashkia e Tiranës ka njoftuar hapjen e thirrjes për aplikim për banesat sociale me qira, të përfituara nga kontributi i sektorit privat në kuadër të programit social të strehimit. Ky është një hap i rëndësishëm për mbështetjen e familjeve dhe individëve në nevojë, duke ofruar një mundësi për strehim të përballueshëm.

Bazuar në ligjin “Për strehimin social”, i ndryshuar, dhe vendimin e këshillit bashkiak thirrja për aplikime është e hapur për fazën e parë të këtij programi.

Kush ndërton më shumë se 2000 m² është i detyruar të dhurojë 3% të sipërfaqes ose të vlerës së saj për banesa sociale.

Si duhet aplikuar?

Çdo individ/familje paraqet kërkesën për të përfituar (Faza I) nga ky program përmes portalit qeveritar “e-Albania”, brenda 7 ditëve kalendarike nga njoftimi publik për hapjen e thirrjes, duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”. 
Gjithashtu, bazuar në pikën 2 të nenit 14, të Iigjit nr. 22/2018 “Për strehimin Social”, i ndryshuar individi ose përfaqësuesi/ja i/e familjes, që vetëdeklarohet me paaftësi apo pamundësi aksesi në rrjetin e komunikimeve elektronike, u drejtohet njësive administrative ku kanë vendbanimin ose vendqëndrimin, me qëllim asistimin në kryerjen e aplikimit në portalin e-Albania. 
Afati për aplikim sipas kësaj thirrje, për fazën e parë fillon me datën 10.12.2024 dhe përfundon në datën 17.12.2024.

/ rtsh.al


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme