Të rinjtë shqiptaro-amerikanë shfaqin interes për t’u njohur me vendin e tyre

Të shumtë janë të rinjtë shqiptarë të cilët kanë lindur në Amerikë ose janë larguar shumë herët nga Shqipëria, por duket se distanca nuk ia ka zbehur lidhjen me atdheun. Një grup të rinjsh që jetojnë me familjet e tyre në Amerikën e largët, kanë vizituar Lezhën dhe janë ndalur në disa pika historike të rëndësishme të qytetit.
Prania e grupit shqiptaro-amerikanë në Shqipëri u mundësia nga shoqata “Rrënjët Shqiptare”, drejtuesi i të cilës thotë se memoriali i Gjergj Kastriotit është vendi simbolik i bashkimit të shqiptareve.
“Të gjithë fëmijët kanë lindur dhe janë rritur në Amerikë dhe janë nga të gjitha trevat shqiptare. Ne mundohemi t’i themi atyre që gjëja më e rëndësishme është bashkimi. Është një gjë e mirë të kujtojmë që të qenurit të bashkuar ndihmon të ecim përpara”, u shpreh Marko Kepi, President i Shoqatës “Rrënjët Shqiptare”.
Grupi shqiptaro-amerikanë do të vizitojë edhe pikat e tjera të cilat lidhen me historinë e Shqipërisë si mënyra më e mire për ta njohur me vendin e tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




