Bashkia e Tiranës shpërndan banesat e reja për 62 familje të lagjes “5 Maji”, shorti i radhës për 150 familjet e Kombinatit

Sociale | 2 vite më parë

Sot u zhvillua ceremonia e shortit për shpërndarjen e banesave të reja në lagjen 5 Maji, pjesë e programit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Në prani të familjarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve lokale, 62 familje u pajisën me çelësat e apartamenteve të tyre të reja në një kompleks modern banimi.

Ndërkohë, është gati shorti i radhës për shpërndarjen e banesave për 150 familje të tjera në zonën e Kombinatit. Ky proces vijon me intensitet, duke siguruar që çdo familje e prekur nga tërmeti të marrë një shtëpi të re dhe dinjitoze.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme