Këshillimi i karrierës për studentët – Udhëzime në fakultetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës

Këshillimi i karrierës jo vetëm për nxënësit në hapat që vendosin për degën që do të studiojnë, por edhe te studentët vlerësohet si një proces me mjaft rëndësi . Ekspertë të këshillimit të karrierës folën nga afër me student të Fakultetit të Biznesit në universitetin “Aleksandër Mosiu” në Durrës.
“Ka një keqinterpretim të këshillimit të karrierës dhe e dyta se si ato mund ta marrin këtë shërbim. E rëndësishme është investimet që duhet të bëjnë këto universitete në përgatitjen e stafit që punon në orientimin në karrierë”, u shpreh Edlira Muedini, Eksperte e këshillimit të karrierës.
Kamila Seidolli, studente e vitit të tretë, flet mbi përvojën e një viti më parë pasi mori informacion në zyrën e këshillimit të karrierës. Për Ina Lushkën, Drejtore e Drejtorisë së Administrimit dhe Shërbimeve Studentore është ë rëndësishme ndërlidhja e studentëve me biznesin për praktikat e punës.
“Zyra e karrierës ka kontakte me shumë biznese dhe kompani të cilat bëjnë integrimin dhe ndërlidhjen e studentëve sipas profileve të caktuara”, u shpreh Ina Lushka, Drejtore e Drejtorisë së Administrimit dhe Shërbimeve Studentore.
Në këtë takim studentët morën këshilla se si mund të hartohet jetëshkrimi, letra e motivimit apo si të përgatiten për një intervistë pune.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




