Durrës, 5 vjet pas tërmetit, Sako: Është bërë përparim në rindërtimin e banesave

Sociale | 2 vite më parë

Pesë vjet pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, procesi i rindërtimit të banesave vazhdon ende. Bashkia e Durrësit është duke kryer rikonstruksionet e fundit të pallateve që u dëmtuan nga tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter. Kryetarja e Bashkisë, Emiriana Sako, deklaroi se është bërë përparim në rindërtimin e banesave dhe institucioneve arsimore, si dhe në ndërtimin e lagjes së re në Spitallë me rreth 1000 apartamente.

“Mbi 400-500 familje janë në banesat e reja të ndërtuara dhe jemi duke përfunduar lagjen e re te rindërtimit, e cila do të bëjë të mundur dhe finalizimin dhe dorëzimin e banesave”, u shpreh Emiriana Sako, Kryetare e Bashkisë së Durrësit.

Sipas shifrave zyrtare të bashkisë Durrës afro 90 për qind e ndërtesave të dëmtuara me shkallë DS3 dhe DS4 janë përfunduar dhe kanë mbetur edhe 10 për qind pa u dorëzuar. Afro  400 familje janë futur në banesat e reja, në pallatet që u shembën dhe u rindërtuan nga e para. Gjatë këtyre 5 viteve janë ndërtuar nga e para edhe 44 institucione arsimore, si çerdhe, kopshte dhe shkolla. Tërmeti i 26 nëntorit  shkaktoi 51 viktima në zgjidhe vendin dhe mbi 3000 të plagosur.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme