Mamografi falas pa rekomandim nga mjeku në Tiranë dhe Elbasan, përgjigjja në e-Albania

Sociale | 2 vite më parë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për herë të parë ka bërë të mundur që çdo muaj i vitit t’i kushtohet një qarku në Shqipëri, ku gratë mund të kryejnë mamografi pa referimin e mjekut dhe me orare të zgjatura.

Gjatë nëntorit, vajzat dhe gratë në Elbasan dhe Tiranë mund t’i drejtohen kabineteve të mamografisë për kryerjen e vizitave falas.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu njoftoi të shtunën se gjatë gjithë muajit nëntor, në Elbasan dhe Tiranë vajzat dhe gratë mund të kryejnë mamografinë falas nga e hëna deri të premten nga ora 08:00-20:00. Të shtunën, orari i vizitave është 09:00-14:00.

Në Elbasan ato mund të drejtohen në Spitalin Rajonal për të marrë këtë shërbim, ndërsa në Tiranë mund të drejtohen në QSUNT, në Poliklinikën Qendrore dhe në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Ministrja bën të ditur se për të lehtësuar procesin e kontrollit, kanë mundësuar çdo muaj vizitë pa rekomandim nga mjeku në një nga spitalet 

“Beteja me kancerin e gjirit mund të fitohet përmes parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm”, kujton ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Me një fjongo rozë, muaji tetor është kthyer në simbolin e ndërgjegjësimit për më shumë vëmendje dhe kontroll të gjirit për gra dhe burra, për të shpëtuar më shumë jetë.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme