Aktivizohet ngrohja në shkollat e Lezhës-Bashkia ka marrë masat për të gjitha institucionet arsimore

Ulja e temperaturave ka sjellë edhe nevojën për aktivizimin e sistemeve të ngrohjes në shkolla. Në Lezhë institucionet me numër më të madh të nxënësve kanë ngrohje qendrore dhe vetëm në fshatra përdoret ngrohja me dru.
Tenderimet për të siguruar bazën e nevojshme për shkollat me ngrohje qendrore janë bërë që në stinën e verës, ndërsa drutë e zjarrit janë siguruar nga ndërmarrja e shërbimeve si edhe nga sekuestrimi nga prerja e paligjshme e pyjeve, duke plotësuar të gjithë nevojat.
Drejtori i Arsimit në Bashkinë Lezhë, Nikolin Shtjefni thotë se edhe kaldajat që kanë që kanë pasur probleme qe në vendosjen e tyre janë rikthyer në pune dhe është zgjidhur edhe mirëmbajtja e tyre.
“Disa nga kaldajat të cilat kishin kohë të gjatë që ishin jashtë funksionit i kemi vënë në punë, shpërndarja e lëndës ngrohëse është bërë me dru në kopshte dhe po punohet çdo ditë që ne të rrisim standardet në këtë aspekt”, u shpreh Nikolin Shtjefeni, Drejtor i Arsimit, Bashkia Lezhë
Në Lezhë numërohen në total 58 godina arsimore, 8 me ngrohje qendrore, 6 me kondicionerë dhe 44 janë me ngrohje me dru zjarri.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




