Projekti për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni në brigjet e Drinos ka nisur në Gjirokastër

6o milionë lekë po investohen nga Bordi i Kullimit në Gjirokastër për mbrojtjen e tokave bujqësore përgjatë lumit Drino. Ky projekt synon të parandalojë erozionin që rrezikon jo vetëm sipërfaqet bujqësore, por edhe ekonominë e banorëve të zonës. Sipas të dhënave punimet janë përqendruar në forcimin e brigjeve dhe krijimin e infrastrukturës së qëndrueshme, për tu siguruar që toka të jete e mbrojtur.
“Sapo kanë nisur punimet për rehabilitimin e kësaj zone, ecuria është e mirë, me këtë investim sigurohet mbrojtja e tokave bujqësore”, u shpreh inxhinieri Niko Lici.
Ky investim është një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e tokave bujqësore në këtë zonë. Banorët përgjatë lumit Drino do të kenë më shumë siguri për tokat dhe prodhimet e tyre gjatë stinës së dimrit.
Gazetare: Enkeleda Domeri
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




