Në Korçë shtohen sipërfaqet me arrore – Fermerët: Kulturat kanë më pak kosto

Fermerët e Qarkut Korçë kanë treguar interes më të lartë për kultivimin e kulturave arrore. Nga viti i kaluar, sipërfaqja e mbjellë me to ka shënuar rritje bën me dije specialisti Arben Hysolli.
“Kemi një rritje prej 25 hektar, ku 20 janë me kulturën e arrës dhe 5 hektar janë me kulturën e lajthisë. Të ardhurat e tyre janë të larta pasi kërkojnë pak shpenzime dhe çmimi i tyre është i mirë. Sipërfaqja në totale në qarkun e Korçës shkon në 350 hektar”, u shpreh Arben Hysolli, Specialist i AREB.
Hysolli shton se fermerët po zgjedhin edhe varietete të huaja të cilat japin prodhim për një kohë më të shkurtër, deri në 5-6 vite nga mbjellja e tyre.
Fermerët që kultivojnë arrorë përfituan edhe nga skema mbështetëse e naftës . Për këtë vit, sasia është shpërndarë në bazë të kulturave bujqësore të kultivuara nga fermerët ku për arra, bajame, lajthi dhe gështenja të kultivuara u përfituan 72 L dhe për të gjithë fidanët e bimëve farore, bërthamore dhe arrore 87 litra/HA.
Gazetare: G. Sali
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




