Ulet me 100 numri i përfituesve të ndihmës ekonomike në Gjirokastër, shkak punësimet

Në Shërbimin Social Shtetëror në Gjirokastër është shënuar një rënie e numrit të personave që trajtohen me ndihmë ekonomike përgjatë këtij viti. Nga 808 persona që trajtoheshin në janar, aktualisht trajtohen 711. Kjo ulje vjen si rezultat i punësimeve të ndërmjetësuara nga institucioni.
Magdalena Margariti, Drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror, Gjirokastër” tha se kjo ulje i dedikohet punësimeve sepse rreth 100 persona janë punësuar”
Një ndikim pozitiv në punësimin e këtyre individëve ka pasur bashkëpunimi ndërmjet Shërbimit Social Shtetëror, Zyrave të Punës dhe Qendrave të Arsimit Profesional, duke krijuar më shumë mundësi integrimi në tregun e punës.
Puna e koordinuar mes institucioneve ka ndihmuar jo vetëm në reduktimin e varësisë nga ndihma ekonomike, por edhe në integrimin e mëtejshëm të këtyre individëve , duke i dhënë një mundësi të re për të qenë aktivë dhe të pavarur ekonomikisht.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




