Pianistja Katerina Nasto, një talent që ëndërron skenat botërore

Sociale | 2 vite më parë

Katerina Nasto është një nxënëse e pianos në shkollën e mesme artistike “Tefta Tashko Koço” në qytetin e Korçës. Ajo i ka marrë mësimet e para në këtë instrument që në moshën 7- vjeçare ndërsa thotë se është e apasionuar pas muzikës.

“Pianoja ka qenë një nga instrumentet që unë e kam dashur shumë. Muzika ka qenë pjesë e jetës sime që e vogël. Të përqafosh muzikën për mua është gjithçka. Mu më bën të ndjehem vetvetja.”

Katerina na rrëfen se kanë dhënë koncertet e para dhe se emocionet e ngjitjes në skenë janë të papërshkrueshme. Ajo thotë se ëndërron që në të ardhmen, të prekë skenat botërore.

“Kanë qenë emocione të papërshkueshme. Në fillim ke atë ankthin se si do të shkojë, por pasta kur hynë në brendësi të muzikën nuk e ndjen më, thjesht e shijon

Jo vetëm një talent në muzikë, por Katerina është edhe një nxënëse e shkëlqyer dhe një vajzë shembullore sipas vlerësimit të mësuesve të shkollës

Gazetare: Geralda Sali

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme