Rehabilitimi i sistemit të kullimit në Anën e Malit, Muça: Pastrimi i kanaleve parandalon përmbytjet

Njësia administrative e Anës së Malit në bashkinë Shkodër është një ndër zonat më problematike sa i takon përmbytjeve.
Prej disa muajsh, Ndërmarrja e Shërbimeve publike në bashkëpunimi me Bordin e Kullimit dhe Ministrinë e Bujqësisë po ndërhynë në rrjetin e kanalizimeve bujqësorë në këtë zonë për përmirësimin e sistemit të kullimit të tokave ku janë pastruar rreth 20 mijë m linear kanale.
“Pjesa e kullimit janë për të evituar reshjet e shiut. Në këto kushte, kanalet evitojnë shpejt dhe kjo i jep mundësinë të mos ketë përmbytje”, tha Përgjegjësi i Shërbimeve Bujqësore, Shkodër, Muhamet Muça.
Gjatë ndërhyrjeve është vërejtur edhe një bashkëpunim me banorët dhe fermerët e zonës për pastrimin e kanaleve.
Pastrimi i këtyre kanaleve do të parandalojë përmbytjet e tokave bujqësore në stinën e reshjeve, si dhe do të ndikojë direkt në prodhimtarinë e tokës.
Gazetar: L. Kadija
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




