Blegtoria traditë e Lunxhërisë – Kosta Dinaj ka rreth 40-të vite në këtë zanat

Kosta Dinaj nga Lunxhëria i duhet çdo ditë të kujdeset për 120 krerë të imta. Këtë zanat ai thotë se e mësoi nga i ati. Në pamundësi për të bërë punë tjetër zgjodhi të ndiqte traditën. Prej disa vitesh ka arritur të jetë përfitues i subvencioneve.
Blegtori është një punë që sjell fitim ekonomik ndaj blegtori u bën thirrje të rinjve që ti kthejnë sytë drejt këtij zanati. Zona e Lunxhërisë njihet për traditën e mbarështimit të bagëtivje kjo e për shkak të kushteve të përshtatshme falë terrenit malorë dhe klimës së moderuar.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




