3.100 fermerë nga Gjirokastra aplikojnë në skemën kombëtare për bujqësinë

Sociale | 2 vite më parë

Fermerët e qarkut të Gjirokastrës po tregojnë një interes të lartë për të përfituar nga skema kombëtare mbështetëse në bujqësi. Specialisti i bujqësisë, Balil Bineri thotë se së në fazën e parë kanë aplikuar gjithsej 3080 fermer ndërsa në fazën e dytë 20 fermer.

”Interesi për skemat kombëtare ka qenë i lartë për këtë vit. Aplikimet kanë qenë për dy periudha, për skemat për pagesat direkte te fermerët ka qenë interes i madh nga ana e tyre. Po ashtu edhe për skemën e naftës ka pasur një interes masiv nga fermerët. Periudha e dytë është duke u mbyllur dhe këto dy ditët e fundit janë skemat e investimeve, ku dhe këtu ka pasur interes nga fermerët”, tha ai.

Aplikimet janë të hapura edhe sot ndaj apeli për fermerët e interesuar është që të nxitojnë për të përfituar. Aplikimi kryhet me dorëzimin e dosjeve në zyrat qendrore të Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme