Lezhë, aksion për lirimin e hapësirave publike

Bizneset dhe qytetarët në Lezhë nuk do mund të zënë më hapësirat publike, duke bllokuar lëvizjen nëpër trotuare. Prej muajit prill, bashkia ka miratuar rregulloren qe përcakton modalitetin dhe mënyrën sesi duhet te menaxhohen hapësirat publike dhe tashmë prej ditësh pas njoftimit të subjekteve grupi i punës, i përbërë nga Policia Bashkiake dhe Drejtoria e Taksave Vendore, ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave të zaptuara në mënyrë të paligjshme.
Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Elson Frroku thotë gjithashtu se nuk do të ketë tolerim ndaj subjekteve që shkelin ligjin.
“Procesi ka vijuar fillimisht me njoftime me sensibilizime duke filluar më pas me duke aplikuar tek institucioni i Bashkisë e më pas hallak e fundit, lirimi i plotë i hapësirës publike. Janë njoftuar të ghjitha bizneset, kanë firmosur dhe janë njohur me rregulloret. Mbetet vetëm zbatimi i rregullores”, tha ai.
Zënia e hapësirave publike në Lezhë ishte kthyer në shqetësim të madh për lëvizjen e qytetareve, por rregullorja e re synon t’i japë zgjidhje përfundimtare kësaj problematike që vijonte prej vitesh.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




