Lezha përkujton martirët e fesë, ceremoni në kishën ku prehen eshtrat e tre prej tyre

Sociale | 2 vite më parë

Pasditja e 5-nëntorit ishte e veçante në kishën e Martireve në Blinisht të Lezhës. Banore të Zadrimës dhe Priftërinj të Dioqezës së Sapës, u bënë bashkë për të përkujtuar 8-vjetorin e shenjtërimit të 38-martireve shqiptare të fesë, eshtrat e tre prej të cilëve, At Ndoc Suma, Dom Luigj Prendushi dhe Vinçens Prenushi  prehen pikërisht në këtë kishe.

Rituali fetar nisi me një ecje në rrugë të titulluar “Në gjurmët e Martireve”, ndërsa mesha e shenjtë në nderim të tyre i mbajt dhe në katedralen e Shën Nikollit në qytetin e Lezhës.

Duke folur para besimtareve, ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës Monsinjor Otavio Vitale tha se sot kisha është e përsekutuar në mbare botën dhe sipas tij duhet pranuar realiteti i kohës që po jetojmë.

Martirët e Lumë të Shqipërisë janë një grup prej 38 shenjtorësh të vrarë përgjatë diktaturës komuniste në Shqipëri pas vitit 1945. Më 5 nëntor 2016 Vatikani i shpalli të lumë këta martirë për kontributin që dhanë dhe vuajtjet, duke dhënë jetën për fe dhe atdhe.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme